Bullgaria dhe Rumania i bashkohen plotësisht zonës Shengen

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen plotësisht zonës Shengen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri të ditur se shteti i Bullgarisë dhe i Rumanisë tani janë plotësisht pjesë e zonës Shengen.

Ursula von der Leyen, ritheksoi se heqja e kontrollave në kufijtë tokësorë është pengesa e fundit, shkruan Gazeta Enigma.

“Bullgaria dhe Rumania i përkasin plotësisht Zonës Shengen. Heqja e kontrollave të brendshme në kufijtë tokësorë është pengesa e fundit. Mirëpres rezultatin pozitiv të diskutimeve informale në Budapest sot. Vendimi formal i Këshillit është në vazhdim. Le të shohim vitin 2025, ku Shengeni të bëhet më i fortë”, ka shkruar von der Leyen në rrjetin social LinkedIn.

Si Bullgaria, ashtu edhe Rumania, kishin nisur negociatat për të hyrë në Schengen më 2011.

Kujtojmë se Rumania dhe Bullgaria kanë arritur një marrëveshje me Austrinë për t’u bashkuar me zonën Schengen të kufijve të hapur të Evropës nga ajri dhe deti që nga marsi 2024.

Austria kundërshtoi zgjerimin e zonës së Schengenit pa pasaporta në Rumani dhe Bullgari në një takim të ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian një vit më parë, duke thënë se imigracioni i paligjshëm ishte ende shumë i lartë dhe se të dy vendet duhet të bënin më shumë për ta parandaluar atë përpara se të anëtarësoheshin

/GazetaEnigma/

Related Articles