Bullgaria do të shkoj drejt zgjedhjeve të serishme pasi Partia Socialiste është partia e tretë e cila refuzoi të udhëheq Qeverinë.
Bullgarët do t’i drejtohen kutive të votimit në muajin qershor.
Socialistët të cilët humbën shumicën e ulëseve në zgjedhjet e 4 prillit deklaruan të shtunën se është e pamundur që të ndërtohet një mazhorancë në Parlamentin e fragmentuar.
Ata thanë se do i dorëzojnë mandatet.
Vendimi i Socialistëve erdhi pasi partia e djathtë e Kryeministrit Boyko Borisov dhe partia tjetër ITN që udhëhiqet nga këngëtari Slavi Trifonov nuk u pajtuan për formimin e Qeverisë.
Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov fitoi zgjedhjet parlamentare në muajin prill të këtij viti. Transmeton Enigma