Shpejtim Bulliqi është zgjedhur kryetar i ri, me mandat të plotë, i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.
Bulliqi është zgjedhur kryetar i ri i qendrës pas përfundimit të një “procesi të suksesshëm” zgjedhor, ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje të hënën.
Bulliqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të qendrës, pasi Bedri Maçastenës, asamblistit dhe aktivistit të LVV-së, iu mohua e drejta për të kandiduar.
Komisioni Zgjedhor i LVV-së refuzoi kandidaturën e Maçastenës me arsyetimin se ajo “nuk është në përputhje me kriteret e deklaratës së bashkëngjitur për kandidatët për pozicionet drejtuese në LVV”.
Maçastena e kishte cilësuar “skandaloz” vendimin e komisionit.
Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Besianë ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë.
Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:
Kryetar i Qendrës është zgjedhur, Shpejtim Bulliqi
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Adelina Stublla.
Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Ardian Dervisholli.