Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rezhepi ka thënë se si LDK nuk besojnë aspak në qeverinë Kurti.
“Qeveria Kurti është ajo qeveri që duhet të zgjidh të gjitha problemet”
Sipas Bunjaku-Rexhepit, te githa vendimet e qeverisë Kurti duhet të jenë në koordinim me Shtetet e Bashkuara sepse sipas saj, përndryshe “e ka vendosur Kosovën në një udhëkyrq që nuk e di nëse është i vetëdijshëm për këtë”.
“Ne si opiozitë jemi të sigurtë që Kurti e ka vendosur vendin në një udhëkryq që nuk e din as vet se çka po kërkon”.
Deputetja Bunjaku-Rexhepi ka shtuar se kryeministri Kurti duhet te koordinohet me shtetet aleate sepse vet nuk mund të arrijë një marrëveshje finale me Serbinë.
Deputetja e LDK-së ka theksuar se Kurti duhet të jep përgjegjësi per vendimet qe i merr.
“Fatkeqësisht kemi kërkuar vazhdimisht që Kurti të jep përgjegjësi per veprimet e tij në Kuvend”.
Sipas deputetes së LDK-së, kryeministri Kurti i eshte përgjigjur me ironi këtyre kërkesave, ajo tha për kryeministrin Kurti se përdersa mendon që është me i menquri, atëherë ka gabuar rëndë./RTV Dukagjini/