Burrë e grua rrahen mes vete në Pejë, të dy përfundojnë në Polici

Burrë e grua rrahen mes vete në Pejë, të dy përfundojnë në Polici

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugën “Ndue Bytyqi” në Pejë.

Konflikti mes tyre dyshohet se nisi pas një zënke, e cila pasoi me sulm, me ç’rast dyshohet se dy palët e kanë rrahur njëri-tjetrin, duke pësuar lëndime trupore, për çka u desh edhe ndërhyrja e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se ngjarja dyshohet se ndodhi në shtëpinë e tyre, pasditen e së dielës, ku të dy bashkëshortët janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur mes vete.

Posa rasti është raportuar në Polici, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shoqëruar dy palët në stacion për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin. Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet ndaj tyre, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Related Articles