Këngëtari Robert Berisha ka reaguar pas rastit tragjik në Ferizaj, ku një 18-vjeçare ka vdekur.
Në një postim në Instagram, i njëjti thotë se “këta burra të ligë duhet me i vjerrë në konop para hotel Grandit”.
“Hej qiki një Kosovë mbrapa e ki”, thuhet në foton që ka publikuar Berisha.
Ai nuk ka qenë i vetmi që ka reaguar pas rastit tragjik.
Edhe artistë të tjerë, e ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu e kanë dënuar rastin që ndodhi dje në Ferizaj.