Burri e hedh të dashurën nga ballkoni në Gjermani

Burri e hedh të dashurën nga ballkoni në Gjermani

Në Lautenbach të Gjermanisë dyshohet se një burrë me prejardhje nga Bullgaria, pas një mosmarrëveshje e ka hedhur nga ballkoni të dashurën e tij.

Sipas raportimit të Bild gruaja 27 vjeçare vdiq në vend. “Rreth orës 8:30 të mbrëmjes, policia u thirr në një ndërtesë apartamentesh në Lautenbach (Ortenaukreis) në Baden-Württemberg, një qytet me 1,980 banorë . Një grua 27-vjeçare ra nga kati i tretë në rrugë dhe ndërroi jetë nga plagët e rënda”.

Siç raportohet, çifti patën një debat dhe më pas pasoi një përleshje fizike. I dyshuari gjendet në paraburgim.

Related Articles