Burri e keqtrajton bashkëshorten për shkak të xhelozisë, e shqelmon në fytyrë

Burri e keqtrajton bashkëshorten për shkak të xhelozisë, e shqelmon në fytyrë

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga Fushë Kosova, e cila e denoncoi bashkëshortin me të cilin është e martuar që 24 vjet, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se rasti i fundit ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kur i dyshuari e sulmoi fizikisht, duke e goditur me shqelm në fytyrë. Motivi i dhunës, siç mëson Sinjali dyshohet të jetë xhelozia.

Përballë kësaj situate viktima ia mësyu stacionit policor dhe e raportoi rastin, ku ka rrëfyer në detaje atë që kishte ndodhur. Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet dhe e ka arsyetuar se është provokuar nga gruaja.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje”.

Related Articles