Burri e kërcënoi përmes email-it, gruaja në Prishtinë kërkon ndihmën e Policisë

Burri e kërcënoi përmes email-it, gruaja në Prishtinë kërkon ndihmën e Policisë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua në Prishtinë, e cila ka deklaruar se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka pohuar se edhe më parë ka përjetuar dhunë fizike e psikike nga i shoqi, i cili së fundi i ka nisur disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes email-it.

Njësitë policore kanë shpallur në kërkim policor 45-vjeçarin, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Related Articles