Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren.
Në pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com shihet se si një burrë e rreh një vajzë në rrugë si dhe në oborrin e shtëpisë.
Rasti ka ndodhur në Prizren, në lagjen “Bajram Curri”, rruga “Rezistenca e Vërrinit”.
Në pamje shihet se si burri e godet disa herë një vajzë, e cila dyshohet të jetë e bija e tij.
Rasti ndodh në prezencë të disa personave që gjenden në rrugë si dhe të fëmijëve që gjenden pranë shtëpisë.