Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, që është mbajtur në paraburgim si i dyshuar për dhunë në familje, sot del para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas Sinjalit Haxhifejzullahi është dërguar tashmë në Gjykatë, ku pritet të mbahet seanca lidhur me rastin që po hetohet.
Para rreth një jave, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë konfirmuar se rasti po hetohet dhe është kërkuar masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit.
”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë, të datës 13 dhjetor.
Siç është raportuar, Haxhifejzullahi është denoncuar për dhunë në familje muajin e kaluar, pas një konflikti me këngëtaren.
Emri i Edona Llaloshit doli së fundmi sërish në skenë pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njoftoi se ajo do të jetë pjesë e listës për deputetë.