Burri kërcënon gruan me të cilin bashkëjetoi, ajo e denoncon në Polici

Burri kërcënon gruan me të cilin bashkëjetoi, ajo e denoncon në Polici

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua 42-vjeçare në Mitrovicë, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar për vite me radhë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima, e cila ka një fëmijë nga bashkëjetesa me të dyshuarin, ka pasur telashe kohëve të fundit, pasi ai e ka kërcënuar përmes telefonit, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që ta denoncojë rastin, para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunë në familje” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore brenda afatit ligjor.

Related Articles