Një grua nga Ferizaj ka përfunduar dje në Polici pasi u denoncua nga bashkëshorti i saj, i cili po pretendon se ajo ka shkaktuar dhunë ë familje.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e dyshuara 31-vjeçare po dyshohet se pas një konflikti verbal me burrin e saj, e ka ofenduar dhe ka tentuar ta sulmojë atë.
Në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se e dyshuara i kishte bërtitur dhe ka tentuar ta godas me tavllën e cigareve, si dhe e ka kërcënuar me thikë kuzhine.
Përballë kësaj situate, burri e ka raportuar rastin dhe ka kërkuar ndihmë nga Policia. Gruaja e tij është shoqëruar në stacion policor, ku e ka mohuar kategorikisht ta ketë kërcënuar me thikë, duke u arsyetuar se kanë pasur vetëm debat.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarës kanë nisur hetimet për dhunë në familje.