Një burrë në Prishtinë ka qenë cak i tentim-vrasjes. Derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, disa persona shkrepën plumba drejt tij.
Të dyshuarit gjithashtu ishin me veturë në lëvizje.
Nga ky incident, dy plumba i kanë qëlluar automjetin viktimës.
Policia tha se përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. /Gazeta Enigma