Një burrë i ka akuzuar mjekët e Spitalit të Prizrenit se faji i tyre e ka humbur shikimin.
Ai në polici ka deklaruar se më 13 shkurt ishte operuar në këtë spital dhe sipas tij nga ajo ditë e kishte humbur shikimin në njërin sy.
Burri shtoi se i kishte kryer disa intervenime në Turqi, por ato rezultuan pa sukses.
Me këtë rast, policia e ka intervistuar në cilësinë e të dyshuarit një mjek kirurg.
Me vendim të prokurorit, mjeku është liruar në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Rasti është iniciuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.