Një burrë në Suharekë është arrestuar, pasi që i njëjti vazhdimisht shpërndante materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, nëpër rrjete sociale.
Arrestimi i tij u bë mesditën e së mërkurës, pasi hetuesit policorë arritën ta identifikojnë të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Enigma