Greqia është tronditur nga vdekja e 46-vjeçares e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, i cili pasi e ka goditur me thikë ka telefonuar të birin dhe i ka thënë: Të vrava nënën.
Ndërkohë mediet greke kanë publikuar dëshminë e parë që 55-vjeçari me profesion kuzhinier dha për policët.
“Unë dhe Katerina ziheshim shpesh. Pak kohë më parë u largova nga shtëpia dhe mora me qira një apartament tjetër në zonë. Ditët e fundit jemi përpjekur të pajtohemi. U ktheva në shtëpi, por gjithçka shkoi keq. Kisha dalë më herët, piva dhe u ktheva në shtëpi. U grindëm sërish, mora thikën dhe e vrava”, ishin fjalët e para që kuzhinieri para policëve.
Sipas burimeve 55-vjeçari ishte dehur dhe në debat e sipër me të shoqen ka tentuar ta mbysë atë me duar, dhe më pas ka marrë thikën e kuzhinës, ku dhe e ka vrarë.
Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 1 të natës në banesën në rrugën Matrozou në Koukaki dhe gruaja e vdekur është gjetur nga djali i saj i cili ka njoftuar menjëherë EKAB-in.
Sipas informacioneve, bashkëshorti është larguar nga shtëpia pas krimit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e Sigurimit dhe mjekësia, të cilët do të bëjnë këqyrjen e trupit të gruas.
55-vjeçari pas vrasjes së bashkëshortes ka marrë makinën dhe teksa lëvizte në rrugën Athinë-Sunio në lartësinë e plazhit Thymari ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është përplasur me gurët.
55-vjeçari më pas u transportua në spital ku po merr trajtim mjekësore.