Një femër ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:45, në Deçan.
Siç thuhet në raport, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.