Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për vrasjen e 63-vjeçares nga burri i saj në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se fenomeni i dhunës dhe vrasjes së grave është shumë shqetësues.
“Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë”, ka shkruar ajo.