Universiteti i Prishtinës, për herë të parë do përfshijë nivelin e masterit dhe doktoratës në bursat universitare.
Rreth 50 studentë do jenë përfitues të 800 eurove nga niveli i doktoratës, e rreth 260 të nivelit master nga 700 euro.
Ky vendim u pa i domosdoshëm nga rektorati marrë parasysh edhe shpenzimet e larta.
Ndryshimi u mirëprit nga Parlamenti Studentor, të cilët edhe patën bërë kërkesë për këto bursa.
Konkursi i shpallur do jetë i hapur për aplikime deri më 28 prill.