Reperi i njohur, Buta, duket se është duke bërë progres në jetën private.
Ka më shumë se një vit që përflitet se artisti është ndarë nga gruaja e tij, Fjolla, dhe rrjetet sociale kanë dhënë shumë sinjale për një gjë të tillë.
Çifti kishte hequr njëri-tjetrin nga lista e të ndjekurve, duke “eliminuar” edhe fotografitë bashkë.
Janë pikërisht rrjetet sociale që sërish po japin sinjale, kësaj radhe për një pajtim të mundshëm.
Në profilet e të dyve vihet re se çifti ka filluar të ndjekë njëri-tjetrin.
Ende nuk dihet nëse ata janë kthyer plotësisht bashkë duke lënë prapa shpinës mospajtimet e të kaluarës, apo thjesht po i marrin gjërat shtruar.
Buta dhe Fjolla janë prindër të një vajze.


