Buzhala: Berishës s’mundesh me ia mshelë gojën, Rasim Maloku ka bërë gabim të tmerrshëm

Buzhala: Berishës s’mundesh me ia mshelë gojën, Rasim Maloku ka bërë gabim të tmerrshëm

Gazetari Berat Buzhala e ka komentuar sërish arrestimin e avokatit Besnik Berisha.

“Besnik Berishën mundesh me e arrestu, amë qysh i patë në dy pjesët e para të videos nuk mundesh me ia mshelë gojën. Sot dalin pjesët tjera. Krejtesisht eksploziv dhe balistik. Kuku”, ka shkruar Buzhala pas pjesëve të intervistës që janë publikuar mbrëmë.

Buzhala ka shkruar se Rasim Maloku “ka bërë gabim të tmerrshëm”.

“Me arrestimin e Besnikut në qaso forme arbitrare e ka i ka shkele ligjet dhe kushtetutën. Kryeprokurori Besim Kelmendi, nese do me dëshmu pavarësinë nga politika, do të duhej me u deklaru, e jo me heshtë”, shkruan tutje Buzhala.

“Pasiguria juridike, ku prokurori e arreston gjithkënd veç pse mundet, është gjëja më e shëmtuar për një shtet”.

Related Articles