Buzhala flet për shëndetin e Thaçit: 13 vjet më i ri, sipas analizave

Buzhala flet për shëndetin e Thaçit: 13 vjet më i ri, sipas analizave

Ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi është shprehur optimist, mbi procesin final të Gjykatës Speciale, duke besuar se drejtësia do të dalë në krahun e luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të vendit.

Këtë e bëri të ditur, gazetari Berat Buzhala, kur u pyet nga Opinion, mbi vizitën e sotme të tij në Hagë, ku ndër tjera tha ekskluzivisht se siç i ka treguar ish-presidenti Thaçi analizat mjekësore të atjeshme flasin për shëndet fantastik të tij.

”Është hera e pestë që e vizitoi në Hagë. Asnjëherë nuk e kam pa më mirë dhe disponimin e kishte absolutisht fantastik ndoshta edhe për shkak se procesit po i vie fundi. Nuk besoj që është thyerje e protokollit atje, më tregon që kur i bënë analizat e gjendjes shëndetësore, organizmin e ka 13 vjet më i ri sesa mosha e tij, sipas standardeve mjekësore”.

”Është në një gjendje fantastike, sigurisht që mungesa e konsumit e alkoolit, mungesa e konsumit sigurisht të cigares, ai jo që ka pi alkool shumë por për shkak zero alkool, pastaj në një dietë fantastike. Pra, e hanë darkën në një mbrëmje herët, çohet herët e bënë ushtrime, lexon tri orë në ditë, pastaj edhe shkruan”, shprehet Buzhala.

Related Articles