Buzhala: Gjasat janë që LVV dhe PDK të bëjnë koalicion

Buzhala: Gjasat janë që LVV dhe PDK të bëjnë koalicion

Analisti politik, Viktor Buzhala, ka deklaruar se koalicioni më i qëndrueshëm dhe afatgjatë është ai ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në  Debat Plus, Buzhala ka theksuar se ky koalicion do të mundësojë zgjedhjen e presidentit pa mbështetje nga votat e Listës Serbe.

Ai gjithashtu përmendi se sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka lënë të kuptohet se nuk do të bëjnë koalicion me VV-në, por se më pas, sipas tij, kanë zbutur qëndrimet e tyre.

Buzhala ka theksuar ai e sheh PDK-në në Qeveri, dhe gjasat janë të mëdha që kjo parti do të bashkohet me VV-në në koalicion.

“Koalicioni më i shëndoshi më afatgjati, më stabil është VV – PDK, pasi kjo e siguron edhe zgjedhjen e presidentit pa votat e Listës Serbe, aty edhe Vlora Çitaku e tha me gjysmë zëri se nuk bëjnë koalicion më VV, mandej i kanë zbutur situatat. Unë e shoh PDK-në gjithqysh në qeveri, dhe gjasat reale janë që PDK-ja do të hyjë në koalicion me VV-në”, ka deklaruar Buzhala.

Related Articles