Gazetari, Berat Buzhala, ka reaguar pasi shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, pohoi sonte se biseda e publikuar sot në Nacionale, është e prerë dhe e cunguar.
Buzhala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kusari Lila po gënjen sërish, teksa shton se në asnjë moment nuk është montuar biseda e publikuar.
Sipas tij, shefja e deputetëve të VV-së, para përfaqësuesit të Milan Radoiçiqit e ka shajtë kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për veteranët.
“Prape po rren Mimoza. Nuk ka montazh. Ne asnje moment – ne asnje – nuk i eshte montu as heq kurrgjo. Po rren per veteranet. Para perfaqesuesit te Milan Radojcicit e ka shajte Ramushin per veterane. Sigurisht qe e pres me kenaqesi gjyqin. Neser pjesen tjeter. Kujna i thote “idiot patetik”? Shihemi neser babusha”, shkroi Buzhala.