Buzhala i fton të gjithë gazetarët të futen në grevë, pas vendimit për mbylljen e Klan Kosova

Buzhala i fton të gjithë gazetarët të futen në grevë, pas vendimit për mbylljen e Klan Kosova

Berat Buzhala, gazetari dhe drejtori i Nacionales, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Buzhalla tha se qeveria ka marrë vendim përfundimtar për mbylljen e Klan Kosovës, teksa ftoi të gjithë gazetarët që të solidarizohen me Klanin.

“Ky është një test i vërtetë dhe serioz i demokracisë dhe medias së lirë. Nuk mund t’i nënshtrohemi më mentalitetit të Dejona Mihalit. Një grevë e përgjithshme e mediave të pavarura dhe gazetarëve është e garantuar”, tha Buzhala, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot,. Komisioni i Ankesave në ARBK e ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.

Related Articles