Buzhala për reagimin e Kurtit: Le ta sheh bota çfarë personi të rrezikshëm kanë përkrah për kryeministër

Buzhala për reagimin e Kurtit: Le ta sheh bota çfarë personi të rrezikshëm kanë përkrah për kryeministër

Gazetari, Berat Buzhala, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vendimin e djeshëm të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, për heqjen e licencës së televizionit ‘Klan Kosova’ deri në një vendim tjetër të Gjykatës.

Buzhala përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar reagimin e Kurtit i cili u publikua në gjuhë angleze në rrjetin social Twitter, duke thënë se kështu e sheh e gjithë bota demokratike se “çfarë personi të rrezikshëm kanë përkrahur për kryeministër të Kosovës”.

“Kryeministri Kurti kish reagu anglisht ne Tëitter per mbylljen e Klan Kosoves. Shume mire qe kish reagu anglisht. Le ta sheh krejt bota demokratike se cfare personi te rrezikshem e kane perkrahe per kryeminister te Kosoves.  Ky ne zemer eshte diktator. Sigurisht nuk i ka kushtet edhe me tutje. Paramendojeni, argumenti kryesor i tij ne favor te mbylljes se Klanit dhe qe ky akt nuk e cenon lirine e shprehjes ishte se ne Kosove jane te regjistrume edhe 400 e kusur media tjera, demek ketu po lulezojne mediat. Fjalen e ka per media te llojit: Zeri i Çabiqit, Gazeta e Lire e Obrise etj”, shkroi ai.

Related Articles