Buzhala për zgjedhjet e 9 shkurtit: E çuditshme me marrë pjesë 80% e qytetarëve në këto zgjedhje

Buzhala për zgjedhjet e 9 shkurtit: E çuditshme me marrë pjesë 80% e qytetarëve në këto zgjedhje

Berat Buzhala u shpreh i habitur me numrin e qytetarëve që dolën në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta “Enigma”.

Buzhala e vuri në pikëpyetje nëse numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është i vërtetë.

“Numri i lartë, hala jam t’u mundu me kontemplu qetë punën rreth 80 përqind e banorëve me marrë pjesë votime është e çuditshme. Po tutna që nuk janë dal, a ka manipulu, a s’ka manipulu. Në një vend që nuk është obligative”, tha Buzhala në Rubikon.

Tutje, ai komentoi edhe votat e deputetëve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në 2009, PDK i ka fituar 70 përqind të komunave të Kosovës, dul prej Drenicës. Tash nuk ka faj votuesi i Drenicës, ai duhet me votu të vetin”, tha Buzhala.

Related Articles