Deputeti i partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pasi Enkelejd Alibeaj e caktoi si anëtar të Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Bylykbashi deklaroi se lajmin për këtë caktim, e kishte marrë nga mediat dhe se nuk i ishte komunikuar më herët nga Alibeaj. Më tej shtoi se ishte e njëjta mënyrë e informimit si në rastin kur Basha e kishte hequr nga komisioni i mëparshëm, lajm të cilin e mori vesh nga mediat.
“E mora vesh nga mediat që jam caktuar anëtar. Edhe kur me hoqi Basha nga Zgjedhorja, nga mediat e mora vesh”, tha Bylykbashi.
Gjatë paradites së sotme, partia Demokratike ka bërë publike emrat e anëtarëve të cilët do të jenë pjesë e komisioneve të posaçme hetimore duke nisur që nga ai i ReformësZgjedhor, tek Investimet Strategjike apo i Reformës Territoriale./GazetaEnigma/