Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se përmes Byrosë për Konfisikimin e Pasurisë së Paluajtshme nuk synohet drejtësia, por sipas tij vetëm shantazhi.
Mes tjerash, Molliqaj të gjithë përfaqësuesit e politikës i quajti hajna.
Ai thekson se me ligjin e ri të gjithë janë nën llupën e Byrosë, po sipas tij as kjo nuk mjafton.
“Tash duhet me e deklaru pasurinë edhe mjekët dhe profesorët. Pse jo edhe mësuesit e policët nesër”.
“Gjuetia për dallimin e parave të ndershme nga të pistat, për ta kërkuar këtë pasunarin me moral, po bëhet cenim për qytetarin dhe liritë e tij. Problem bëhet kur subjekte e njerëz e ulin kokën dhe e pranojnë këtë instancë gjykimi, duke synuar të fitojnë pafajësi”.