Projektligji për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme dështoi të miratohet në parim, në seancën e së enjtes.
Vetëvendosja nuk arriti ta sigurojë kuorumin pasi mblodhi vetëm 45 vota për, teksa kryekuvendari Glauk Konjufca abstenoi.
Opozita që e bojkotoi procesin e votimit, në kohën e debatit pati shumë akuza për këtë nismë, duke e cilësuar Byronë Shtetërore si antikushtetuese dhe me tendenca autoritare. Krejt argumente tjera pati ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Pushteti e opozita i përdorën ashtu si u konvenonte pjesët nga opinioni i Komisionit të Venecias për këtë projektligj.