pinionin publik dje është tronditur pas sulmit fizik ndaj gazetarit, Valon Syla.
Lidhur me këtë sulm ndaj fjalës së lirë, pati reagime të shumta, të cilat e dënuan sulmin fizik ndaj gazetarit por edhe të atilla që e kthyen në humor.
Por, për këtë anëtari i kryesisë së partisë “Fjala”, Avni Çakmaku, në një intervistë të dhënë në Info 10 ka thënë se demokracia është bazamenti i një shoqërie por, në një mënyrë ka ‘’arsyetuar’’ edhe sulmin ndaj gazetarit duke thënë se këta të fundit po atakohen me të gjitha vlerat që ekzistojnë në shoqëri.
“Demokracia nuk mundet të funksionojë pa lirinë e shprehjes, është bazament për një shoqëri. E cila edhe me konventë e akte ndërkombëtare i ka edhe disa kufizime. Fatkeqësisht deri sot kolegu e prezantoj një trend që është duke shkuar në rritje shumë të madhe, sulmi ndaj gazetarëve. Mirëpo edhe atakimi i disa gazetarëve me të gjitha vlerat që ekzistojnë në këtë shoqëri në emër të lirisë së shprehjes edhe ajo është e papranueshme.”, ka thënë Çakmaku.
Tutje, ai ka përmendur edhe ligjet e konventës për lirinë e shprehjes dukke thënë se sipas kësaj konvente “nëse dikujt iu ka cenu dinjiteti i tij, qoftë individ apo grup shoqëror duhet detyrimisht të merren masa.”.
Ai ka thënë se ka keqpërdorim të madh të lirisë së shprehjes dhe duke akuzuar institucionet se përse s’u morën me deklaratat e tij.
Ditë më parë pati reagime të shumta në vend, pasi që një hoxhallari nga Prizreni me rastin e pensionimit iu dhurua një veturë luksoze nga kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.
Gazetari Valon Syla pati reagime të shumta të përcjellura me satirë e humor për këtë, madje edhe vet ai deklaroi se dyshon që pikërisht është kjo arsyeja e sulmit ndaj tij.