Cakolli: Dehari ka qasje bllokuese, duhet të zëvendësohet 

Cakolli: Dehari ka qasje bllokuese, duhet të zëvendësohet 

Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës me ç’rast ka theksuar se Avni Dehari, kryesues i kësaj seancës, e ka mbyllur seancës në mënyrë arbitrare.

Cakolli në reagimin e tij ka deklaruar po ashtu se refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë  s’mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës.

‘‘Sot, për të dytën herë pas aktgjykimit, kryesuesi Avni Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare.  Kjo është jo vetëm shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar.  Refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë – ndonëse mocionet procedurale nuk lejohen fare – nuk mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës. Përkundrazi, në mungesë të ndryshimit të procedurës, seanca duhet të vazhdojë me votim të hapur, siç është standardi’’, ka thënë ai.

Siç ka thënë Cakolli, Dehari me qasjen e tij ‘’bllokuese’’ po refuzon ta drejtojë seancën, dhe për këtë duhet të zëvendësohet.

‘‘Me një qasje të tillë bllokuese, tashmë Kryesuesi, efektivisht po refuzon ta drejtojë seancën.  E një situatë e tillë është e sanksionuar qartë me nenin 9 (2) të Rregullores së Kuvendit, që përcakton se kur kryesuesi refuzon ta drejtojë seancën, ai duhet të zëvendësohet nga deputetë të tjerë, sipas kriterit të moshës’’, ka përfunduar ai./ Gazeta Enigma.

Related Articles