Cakolli e quan shkelje të ligjit refuzimin e kërkesës për largimin e Atiqit

Cakolli e quan shkelje të ligjit refuzimin e kërkesës për largimin e Atiqit

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, ka thënë se kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, e ka shkelur ligjin duke refuzuar kërkesën e qytetarëve për largimin e kryetarit Erden Atiq.

Ai ka shkruar në Facebook të martën se kryesuesi Ugljanin s’ka asnjë kompetencë per vlerësimin e pranueshmërisë së kërkesës, e as për refuzimin e saj.

“Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, e ka shkelur ligjin dhe aktet tjera, me vendimin për refuzim të kërkesës së qytetarëve për largim të kryetarit të komunës. Kryesuesi nuk ka asnjë kompetencë, as sipas ligjit as sipas udhëzimit administrativ, për vlerësimin e pranueshmërisë së kërkesës, e aq më pak refuzimit të saj. Roli i kryesuesit është krejt simbolik dhe vetëm njoftues i instancave tjera”, ka shkruar Cakolli.

Sipas hulumtuesit të KDI-së, kjo qasje bllokuese pengon zbatimin e zotimeve të Qeverisë “për shtensionim të plotë të situatës në veri, por edhe tregon joseriozitet institucional”.

Related Articles