Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet e vetme ta çojë vendin në zgjedhje, por sipas tij gjasat për zgjedhje janë reale.
“LVV e vetme nuk mundet me çu vendin në zgjedhje, partitë opozitare po duket që përveçse nuk janë homogjene në qëndrime e kanë edhe ato një dozë hezitimi për t’u bërë pjesë e pushtetit”, tha Cakolli.
Ai shtoi se kalkulimi për zgjedhjet lokale po e pengon marrjen e përgjegjësisë për të krijuar Qeverinë.