Pikëpyetjet e shumta nëse do të ketë përsëri zgjedhje në pranverë, i ka shuar Eugen Cakolli nga DnV.
Në emisionin Kiks Kosova, ai tha se mundësia për zgjedhje të reja do të jete në vjeshtë, kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale.
“Nuk besoj që do të ketë zgjedhje në pranverë për shkak se do të ishte hera e parë që partia që fiton zgjedhjet nuk e bën mandatin”, është shprehur Cakolli.
Tutje, ai shtoi se dallimi tejet i vogël në vota do t’i nxis kandidatët për deputet në konflikt kinse për vjedhje të votave. Por sipas Cakollit, një gjë e tillë nuk qëndron për shkak të transparencës në Qendrat Komunale të Numërimit