Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim së fundmi është shprehur se beson që nuk do të ketë përmbyllje të tërësishme të zgjedhjeve deri para nisjes së muajit mars.
“Data 3 mars deri në 5 mars ka qenë periudha kur është dashtur që të shpallen rezultatet përfundimtare, që i bie afërsisht tri javë e gjysmë prej tash, por me ndryshimet me tempot e punës të komisioneve komunale zgjedhore përveq që do të kemi ndonjë angazhim dyfishë më të madh gjatë ditëve në vijim”
“Unë nuk presë që të kemi përmbyllje të tërësishme të ciklit zgjedhorë para nisjes së muajit mars”, tha Cakolli në RTV21, trasnmeton Gazeta Enigma.