Cakolli: Nuk ka sens që për anëtarët ‘shtesë’ në KQZ, të aplikohet formulë tjetër për emërim

Cakolli: Nuk ka sens që për anëtarët ‘shtesë’ në KQZ, të aplikohet formulë tjetër për emërim

Eugen Cakolli nga KDI ka shkruar sërish rreth çështjes së emërimit të anëtarëve në KQZ.

Ai thotë se përbërja e KQZ-së nuk e reflekton proporcionalisht fuqinë politike dhe numrin e deputetëve në Kuvend.

“Ajo e reflekton vetëm numrin e grupeve parlamentare si të tilla – pavarësisht numrit të deputetëve, për aq sa është e zbatueshme”.

Për ilustrim, Cakolli th se në një situatë hipotetike, edhe nëse një subjekt do t’i fitonte 75% në zgjedhje, e pesë subjekte tjera nga 5%, “prapë se prapë, të gjitha gjashtë grupet do të kishin vetëm nga një anëtar”.

“E nëse ky model zbatohet për përbërjen bazë, nuk ka asnjë sens që për anëtarët “shtesë” të aplikohet një formulë tjetër për emërim”, shkroi Cakolli.

Ai rikujtoi se sot përmbyllet afati ligjor (60-ditor) për fillimin e mandatit të anëtarëve të rinj të KQZ-së.

“Megjithatë, afati ligjor procedural për emërimin e anëtarëve veçse është shkelur prej më shumë se dy javësh – nga Presidentja Osmani. Ajo nuk ka ushtruar kompetencat e saj kushtetuese e ligjore, përkundër vendimmarrjes së shpejtë të Kushtetueses në lidhje me këtë situatë, e cila i kishte lënë Presidentes disa ditë kohë për emërim, para përfundimit të mandatit të saj”, tha në fund Cakolli.

Related Articles