Cakolli për ndërprerjen e rrymës në QNR: Sinjal jashtëzakonisht negativ

Cakolli për ndërprerjen e rrymës në QNR: Sinjal jashtëzakonisht negativ

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim në një deklaratë për media ka folur për ndërprerjen e rrymës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku po vazhdon rinumërimi i votave, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai tha se ky është një sinjal jashtëzakonisht negativ. “Në rastin e QNR-së, ndërprerja e rrymës atje është sinjal jashtëzakonisht negativ. Nëse aty tentohet me u improvizu numërimi në terr ose ndërpritet përkohësisht, ky është sinjal jashtëzakonisht i keq, për shkak se me disa drita, me disa llampa përmbi, nuk administrohet procesi”, tha ai në “DPT te Fidani”.

Cakolli gjithashtu u shpreh se ndërprerja e rinumërimit të votave do të ishte një problem edhe më i madh.

“Nëse ndërpritet në anën tjetër, është hala ma problem, se njerëzit ia nisin me e dyshu edhe QNR-në, nëse nuk i besojmë më as QNR-së, atëherë nuk e di kujt ka me mbet me i besu”, tha Cakolli.

Related Articles