Cakolli për zyrtarët e LVV-së: Keni kujdes me reagimet për Asociacionin, pastaj mos i fshini

Cakolli për zyrtarët e LVV-së: Keni kujdes me reagimet për Asociacionin, pastaj mos i fshini

Eugent Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci ka thënë se është e vërtetë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të bëhet pa Qeverinë e Kosovës.

Por sipas tij, nuk duhet harruar edhe që Kosova nuk është bërë, e as nuk mund të bëhet pa SHBA-në.

Ndër të tjera, Cakolli doli me një këshillë për zyrtarët e LVV-së të cilët ditëve të fundit kanë filluar një fushatë në rrjete sociale për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Prandaj, është mirë që zyrtarët e partisë në pushtet të mos nguten me reagime, të cilat mund t’iu duhet t’i fshijnë ditëve në vijim”, shkroi ai në Facebook.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles