Cakolli: Situatë e re pas aktgjykimit të Kushtetueses, por bllokada vazhdon në Kuvend

Cakolli: Situatë e re pas aktgjykimit të Kushtetueses, por bllokada vazhdon në Kuvend

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se situata e sotme pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është një sfidë e re, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje tentoi dy kandidatura për kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, por pa sukses.

Në një postim në Facebook, Cakolli vuri në dukje se dështimi i përpjekjes së së mërkurës nuk erdhi nga ndryshimi i emrave, por nga mungesa e ndryshimit të qasjes.

“S’ka vullnet politik për një marrëveshje kompromisi. Propozimi i kandidatëve që tashmë dihet se nuk kanë votat e nevojshme është thjesht vazhdim i bllokadës. E pakuptimtë mbetet edhe mënyra se si u menaxhua seanca nga kryesuesi”, shkroi ai.

Cakolli shtoi se, edhe pse Avni Dehari bëri mirë që lejoi dy raunde votimi, nuk është e qartë pse seanca u mbyll pa ndonjë kufizim të përcaktuar për numrin e votimeve.

“Seanca nuk duhej të përfundonte, sepse mungon ndonjë rregull që kufizon numrin e votimeve. Përgjegjësia politike për të gjetur një kandidat të suksesshëm duhet të vihet në pah, por edhe sot kjo përgjegjësi mungoi”, përfundoi ai.

Related Articles