Cakolli: Sulmet ndaj Kushtetueses sa herë nuk i pëlqen një vendim shumicës politike, janë problem serioz për demokracinë

Cakolli: Sulmet ndaj Kushtetueses sa herë nuk i pëlqen një vendim shumicës politike, janë problem serioz për demokracinë

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese të bëra në minsitri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Cakolli në profilin e tij në facebook ka thënë se sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese sa herë që një vendim nuk i pëlqen shumicës politike janë problem serioz për demokracinë.

“Edhe nëse Gjykata ka vonuar më shumë sesa pritej, kjo nuk e ndryshon thelbin e aktgjykimeve dhe nuk e arsyeton delegjitimimin apo sulmet ndaj anëtarëve të saj”, ka shkruar ai.
“Në fund të fundit, Kushtetuesja nuk ekziston për të konfirmuar vullnetin e partive politike, por për të rivendosur kufij kushtetues, sidomos kur pushteti tenton t’i anashkalojë ata përmes procedurës. E Kuvendi, qoftë përmes shumicës apo edhe me votat e të 120 deputetëve, ka obligim që vendimet t’i marrë në përputhje me rregullat dhe Kushtetutën.

Çfarëdo mendimi, se lëre më veprimi ndryshe, është prirje autoritare”, ka përfunduar Cakolli.

Related Articles