Eugen Cakolli, nga Institutit Demokratik i Kosovës, thotë se gjasat më të mëdha janë që seanca konstituive të jetë seanca kur do të zgjidhen edhe institucionet e reja.
Cakolli thekson se Kosova ka nevojë për një Qeveri stabile me një bazë të gjerë politike e cila sipas tij do të krijohej me një koalicion mes Vetëvendosjes dhe dy partive me të mëdha opozitare.
Ai shton se më e mundshme është një qeveri nga Vetëvendosje sesa nga opozita për shkak të siç thotë qëndrimeve të tyre rreth postit të kryeministrit.
“Qeveria që i duhet vendit është me një bazë të gjerë politike dhe për këtë duhet një koalicion i VV-së me një nga dy partitë e mëdha opozitare. Nëse VV-ja, nuk arrin formimin e Qeverisë, në kuptimin e numrave është i mundshëm një koalicion i opozitës dhe komuniteteve… Por opozita ka treguar se s’është një grup homogjen e sidomos sa i përket mandatarit për formimin e qeverisë. Një qeveri e opozitës është më pak e mundshme sesa një qeveri me VV-në me disa deputetë apo ndonjë koalicion me cilëndo parti opozitare. Gjasat e mëdha janë që seanca konstituive të jetë seanca kur zgjidhen institucionet dhe nëse arrihet një koalicion mesi eventualisht fundi prillit mund të e jetë periudha kur vendi do të jetë me institucione të reja por mbetet të shihet nëse institucionet do të formohen me një numër minimal apo me një përfshirje më të madhe politike”., ka thënë Cakolli.