Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, ka përgjegjësinë kryesore për krizën aktuale politike në vend.
Megjithatë, ai ka theksuar se edhe opozita nuk mund të qëndrojë jashtë përgjegjësive dhe kritikës publike.
Sipas Cakollit, kriza institucionale nuk mund të shihet si barrë ekskluzive e pushtetit, ndërsa opozita të trajtohet si e paprekshme, veçanërisht në një situatë pa shumicë në Kuvend, ku kërkohet përgjegjësi e përbashkët për të gjetur zgjidhje.