Cakolli: Zgjedhja e Presidentit është përgjegjësi e Kuvendit, jo e Qeverisë

Cakolli: Zgjedhja e Presidentit është përgjegjësi e Kuvendit, jo e Qeverisë

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me takimet që po zhvillohen për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se kjo është përgjegjësi e Kuvendit dhe jo e Qeverisë.

Kjo pasi pak orë më parë, kryeministri Albin Kurti njoftoi se ka pritur kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe kanë diskutuar lidhur me këtë çështje.

Cakolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se takimet për zgjedhjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, dhe jo në raport Kryeministër-opozitë, e aq më pak Kryeministër-deputetë.

“Pikërisht për shkak se kërkohet konsensus i gjerë parlamentar prej 2/3 (të paktën në dy raundet e para), koha tashmë është vendimtare. Më së largu deri më 5 mars duhet të arrihet marrëveshje politike dhe të votohet suksesshëm Presidenti; në të kundërtën, hyjmë në një situatë të shkeljes kushtetuese që praktikisht e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi mes tjerash Cakolli.

Related Articles