Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Inter Turku – Drita

Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Inter Turku – Drita

Drita do të marrë pjesë edhe sivjet në garat evropiane.

Skuadra nga Anamorava Drita, do të paraqitet në Ligën e Konferencës.

Në rundin e parë eliminator, Drita do të ketë punë me klubin e njohur finlandez, Inter Turku.

Ndeshja e parë luhet më 6 korrik në Turku, kurse e kthimit pas një jave. Tashmë, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes në fjalë.

Çeku Jan Petrik do ta thotë fjalën kryesore në këtë ndeshje.

Ai do të asistohet nga Kamil Hajek dhe Matej Vlcek, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Jan Moachalek.

Related Articles