Caktohet data e fillimit të rigjykimit ndaj Krivaqës dhe Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

Caktohet data e fillimit të rigjykimit ndaj Krivaqës dhe Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

Më 16 maj 2024 pritet të fillojë rigjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Ju njoftojmë se më 16 maj 2024, duke filluar nga ora 10:00, është planifikuar të mbahet seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurit D.K.,  i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprës penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe të pandehurit A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.”

Ndryshe, më 4 gusht 2023, Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim. Kurse Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje dhe ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Më pas, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer rastin në rigjykim.

Related Articles