Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 30-të në fundjavë, derisa priten të zhvillohen disa ndeshje tejet interesante, raporton Gazeta “Enigma”.
Në ndeshjen kryesore mes Dritës dhe Prishtinës, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Gramos Shala me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe gjyqtar i katërt Mentor Ajeti.
Në ndeshjen tjetër interesante mes Ballkanit dhe Gjilanit, “bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati me asistentët Besnik Morina, Granit Hyseni dhe gjyqtar i katërt Burim Jahmurataj.
Më poshtë i gjeni delegimet e plota për xhiron e 30-të: