Prokuroria Themelore e Prishtinës ka vendosur masën prej 48 orëve të ndalimi ndaj P.C. për shkak se dyshohet se e ka vrarë aksidentalisht F.B., në lagjen Kolovicë të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme derisa kishin shkuar për gjah.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se P.C. akuzohet për veprat penale “vrasja nga pakujdesia” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për shqiptimin e masës për sigurimin e prezencës të pandehurit në procedurë penale.
Familjarë të të ndjerit dhe të dyshuarit për Klan Kosovën kanë bërë të ditur se P.C. dhe F.B. nuk kanë pasur më herët probleme dhe se dilnin bashkë për gjah.
Për më shumë detaje për rastin në fjalë më poshtë e keni storien e përgatitur nga Klan Kosova: