Cameron do të vizitojë Tiranën, vendoset posteri gjigant ku i urohet mirëseardhje

Cameron do të vizitojë Tiranën, vendoset posteri gjigant ku i urohet mirëseardhje

David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë është ministër i Jashtëm i saj, pritet të vizitojë Tiranën.

Burime diplomatike në Londër dhe Tiranë thanë për Top Channel, se vizita e Cameronit pritet të zhvillohet më 22 maj, nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes britanike për Shqipërinë, shkruan Top Channel.

Disa ditë më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama bisedoi në telefon me homologun e tij britanik Rishi Sunak.

Për të mikëpritur britanikun i cili mbi supe i ka çështjet e jashtme të Anglisë, në Tiranë kanë nisur përgatitjet.

Në sheshin “Nënë Tereza”, është vendosur posteri ku shkruhet “Mirë se Vjen Lord Cameron”.

Njeriu i cili parashihet që këmba e tij të shkelë në tokën shqiptare, pritet të vlerësojë koordinimin e Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal, dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundër krimit të organizuar.

Related Articles